Aktualitet

Nuk justifikoi dot pasurinë, gjyqtari i Apelit të Vlorës përjashtohet nga sistemi i drejtësisë

3 Gusht 2020, 08:14 Nga DOSJA
Nuk justifikoi dot pasurinë, gjyqtari i Apelit të Vlorës

TIRANË -Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit ka nxjerrë jashtë sistemit të Drejtësisë, gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Hysen Saliko. Ish-anëtari i KLD, u shkarkua, pasi komisioni gjeti probleme në deklarimin e pasurisë.

Vendimi u dha nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu.

Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Deri në vitin 2006, ai ka qenë pjesë e Gjykatës së Kolonjës. Më pas ai është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Që prej vitit 2010, ai ushtron detyrën si gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës.

Në procesin e rivlerësimit, Saliko nuk mundi dot që të justifikojë, pasurinë e ngritur ndër vite.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hysen saliko hysen saliko

Sondazh

Poll