Aktualitet

COVID-19 mbyll çerdhen nr.42 në Tiranë, edukatorja shkoi e infektuar në punë, ISHP ‘izolon’ kontaktet

3 Gusht 2020, 08:06 Nga DOSJA
COVID-19 mbyll çerdhen nr.42 në Tiranë, edukatorja shkoi e

TIRANË-Një nga edukatoret e çerdhes nr.42 në Tiranë është konfirmuar me COVID-19. Për pasojë Instituti i Shëndetit Publik, ka urdhëruar mbylljen e çerdhes. Tamponi i është bërë edhe stafit të çerdhes, ku disa prej tyre mësohet se kanë rezultuar pozitivë. Nuk dihet nëse tamponi i është kryer edhe fëmijëve, por janë izoluar të gjitha kontaktet e ngushta të gruas.

Edhe çerdhet pas spitaleve janë kthyer në një burim të rrezikshëm për infektimin me COVID-19. Që prej nisjes së pandemisë në muajin mars, janë dhjetëra kopështe në të gjithë vendin që janë mbyllur për shkak të pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, janë shënuar 5 viktima dhe 124 të prekur.  Në spitalet COVID, po marrin shërbim 120 pacientë, 18 në terapi intensive, ku 6 janë intubuar. Aktualisht në vendin tonë janë 2335 raste aktive.

(g.sh;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 koronavirusi ne shqiperi mbyllet cerdhja nr 42 covid-19 koronavirusi ne shqiperi mbyllet cerdhja nr 42

Sondazh

Poll