Aktualitet

Emiljano Shullazi u izolua për 1 vit në qelinë VIP/ Avokati: Është marrë enkas për të, do ta ankimojmë te Gjykata e Pos

31 Korrik 2020, 11:23 Nga DOSJA
Emiljano Shullazi u izolua për 1 vit në qelinë VIP/ Avokati:

TIRANË-Vladimir Meçe, avokati i Emiljano Shullazit e quan të papranueshëm dhe të kundraligjshëm vendimin për kalimin e klientit të tij në regjimin special 41 BIS. Ai ka deklaruar se këtë vendin do ta ankimojë në Gjykatën e Posaçme, pasi është marrë enkas për klientin e tij.

“Vendim i kundraligjshëm se është marrë në një moment të papërshtatshëm. Është marrë posaçërisht për Emiljano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë. Do ta ankimojmë në Gjykatën e Posaçme sapo të na vihet në dispozicion. Do të mbajmë dhe qëndrim publik për mënyrën si është dhënë vendimi”, ka thënë Vladimir Meçe, avokat i Emiljano Shullazit.

 

Tashmë ka nisur zbatimi i rregjimit bis 41.  Ditën e djeshme, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni firmosi urdhrin për izolimin e 7 bosëve të krimit.  Të burgosurit që do të izolohen janë: Genci Balla, Arbjon Aliko,  Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja (Zela).

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi rregjimi bis 41 emiljano shullazi rregjimi bis 41

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2020, 09:32

TIRANË– Dalin rezultatet e zgjedhjeve në 12 universitetet publike të Shqipërisë. Nga votimet e zhvilluara ditën e djeshme, kanë dalë edhe emrat e rektorëve...