Aktualitet

Ndahet nga jeta papritur kirurgia e njohur, Albana Çela nuk fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, la pas 2 vajza të mitura

31 Korrik 2020, 09:06 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta papritur kirurgia e njohur, Albana Çela nuk fitoi

SHQIPËRI- Mjekja Albana Çela është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme. Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka njoftuar se kirurgia nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Mjekja la pas dy vajza të mitura.

“Lamtumire Albana Cela.  Nje grua e forte nje nene shembullore nje kirurge e zonja dhe nje pedagoge e dashur nga cdo studente. Lufta me semundjen te beri te mos shikosh shume gjera mbi toke por nuk te pengoj te lesh kujtime te bukura per te gjithe ne qe njohim.Nje humbje e madhe per studentet,koleget familjaret e mbi te gjithe per dy vajzat e vogla te mitura qe ishin forca jote me e madhe.Lamtumire”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, të shumtë janë miqtë e dashamirësit që janë tronditur nga ky lajm i trishtë dhe ende nuk e besojnë dot që doktoreshë Albana Çela nuk jeton më.

J.V/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana çela albana çela

Sondazh

Poll