Aktualitet

Arrestohen brenda 24 orëve 7 persona në Tiranë, ja çfarë thotë Policia e Shtetit për të prangosurit

31 Korrik 2020, 10:11 Nga DOSJA
Arrestohen brenda 24 orëve 7 persona në Tiranë, ja

TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar 7 persona, 2 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim. Një 38-vjeçar me iniciale B. G., është kapur duke tregtuar paketa cigaresh pa pullën fiksale. Një tjetër i ri me iniciale I. U., 34 vjeç, u prangos pasi ishte shpallur në kërkim për “dhuna në familje”.

Ndërsa për drejtim të parregullt mjeti u prangosën; E. S., 51 vjeç, B. E., 30 vjeç, A. B., 35 vjeç dhe J. H., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Gjithashtu u arrestua edhe A. J., 31 vjeç, sepse ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 2 muaj burg, për: “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 38 vjeç, pasi në rrugën “Emin Duraku”, pranë stadiumit, u kap duke tregtuar paketa cigaresh pa pullën fiksale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi paketash dhe një shumë parash.

Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•E. S., 51 vjeç, pasi në rrugën Tiranë-Ndroq, u kap duke drejtuar motorin pa lejen përkatëse;

•B. E., 30 vjeç, A. B., 35 vjeç dhe J. H., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u kap dhe u ndalua shtetasi I. U., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

•Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. J., 31 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2020, 09:32

TIRANË– Dalin rezultatet e zgjedhjeve në 12 universitetet publike të Shqipërisë. Nga votimet e zhvilluara ditën e djeshme, kanë dalë edhe emrat e rektorëve...