Aktualitet

Rrjedhje vaji dhe temperaturë të lartë/ Helikopteri i FA-së pësoi defekt pas remontit të dytë në Francë, ushtarakët pr

31 Korrik 2020, 09:45 Nga DOSJA
Rrjedhje vaji dhe temperaturë të lartë/ Helikopteri i FA-së

ITALI– Detaje të reja kanë dalë nga helikopteri i Forcave të Armatosura shqiptare që pësoi defekt gjatë udhëtimit nga Franca në Shqipëri. Mësohet se 4 ushtarakët shqiptarë ndodheshin duke fluturuar nga Franca drejt Shqipërisë me helikopterit të Forces Ajrore “Cougar”, teksa konstatuan rrjedhje vaji dhe temperaturë të lartë në motor. Ushtarakët, sapo vunë re rrjedhjen e vajit bënë manovrat e duhura dhe kërkuan uljen e emergjencës në Itali, në Cesantino.

Ky ishte defekti i dytë që helikopteri pëson brenda 1 jave. Ai, pasi kishte pësuar difektin parë u nis nga Shqipëria drejt Francës për t’u riparuar. Pas garancisë së kompanisë franceze Airtelis s.a.s se defekti i parë u eliminua, helikopteri u nis në fluturim më 23 korrik, por sërish pati probleme. Pas këmbënguljes së palës shqiptare helikopteri u fut sërish në servis në Francë, ku qëndroi dy ditë. Pas kontrollit të dytë,  kompania e servisit dha garancinë se mjeti është gati për fluturim.  Por ndodhi e kundërta. Ai u dje me urgjencë në Itali.

Ndërkohë, ushtarakët shqiptarë po qëndrojnë në Itali dhe presin sqarime nga kompania franceze Airtelis s.a.s, e cila kishte dhënë garanci për mbarëvajtjen e servisit të helikopterit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fa helikopteri i ushtrise shqiptare fa helikopteri i ushtrise shqiptare

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2020, 09:32

TIRANË– Dalin rezultatet e zgjedhjeve në 12 universitetet publike të Shqipërisë. Nga votimet e zhvilluara ditën e djeshme, kanë dalë edhe emrat e rektorëve...