Aktualitet

‘Dëgjoj një trokitje në derë…’/ Pak qetësi nga COVID-19! Bratajt i shkon në zyrë dhurata e koleges, she

31 Korrik 2020, 10:51 Nga DOSJA
‘Dëgjoj një trokitje në derë…’/ Pak

TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka ndarë me ndjekësit e tij një moment ndryshe nga puna e tij në Urgjencë. Me anë të një statusi në Facebook, Brataj ka bërë me dije se kishte marrë dhuratë dy libra, e cila është kolege me të.

“Një dhuratë shumë e bukur, të lexosh diçka tjetër veç Covidit në kohë Covidi. Dhuratë më të bukur e nderuar shkrimtare dhe kolege, e nderuar Eliverta Kanina Anelli nuk do ta imagjinoja. Faleminderit dhe të premtoj që në këtë ëeekend do ta gjej pak kohë për të lexuar!,”-shkruan Brataj.

Mesazhi i Skëndet Bratajt:

Një dhuratë në kohë Covidi-19! Sapo kisha përfunduar një takim me stafin e e institucionit në zyrën time dhe dëgjoj përsëri një trokitje në derë. Përsëri thashë ndonjë problem dhe me gjysëm zëri fola “Hyr”. Një nga punonjëset e mia me një pako të mbështjell në dorë që më thot; doktor është një dhuratë për ju. Faleminderit i them vendose mbi tavolinë. Jo doktor ma kanë dhënë për ju! Ok, ma jep dhe ndërkohë e hapa, çuditërisht pashë që pokua ishe e fortë dhe e mirë paketuar si ato dhuratat që të sjellin për ditëlindje. Unë e kam në shkurt mendova aty për aty dhe pasi e hapa gjeta dy libra! Ëau sa ide e bukur, sa dhuratë e bukur në kohë Covidiane thashë. Pastaj pashë në kopertinën e librit emrin e shkrimtares që herë pas here poston copëza të krijmtarisë në murin e saj të facebookut. Por gjëja më e bukur që autorja është kolege e përkushtuar, e cila me këmbëngulje më detyroi vitin e kaluar të bënim një trajnim për dhënien e ndihmës së parë te shkolla Andon Zako Çajupi në Tiranë, ku çdo ditë i përkushtohet profesionit të mjekut. Interesi I studentëve ishe shumë I madh se sapo epidemia të përfundoj do të rifillojmë këtë kulturë të bukur të sensibilizimit të brezave të rinj për dhënien e ndihmës së parë. Një dhuratë shumë e bukur, të lexosh diçka tjetër veç Covidit në kohë Covidi. Dhuratë më të bukur e nderuar shkrimtare dhe kolege, e nderuar Eliverta Kanina Anelli nuk do ta imagjinoja. Faleminderit dhe të premtoj që në këtë ëeekend do ta gjej pak kohë për të lexuar!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2020, 09:32

TIRANË– Dalin rezultatet e zgjedhjeve në 12 universitetet publike të Shqipërisë. Nga votimet e zhvilluara ditën e djeshme, kanë dalë edhe emrat e rektorëve...