Aktualitet

Iu gjet kokainë në banesë, shpallet në kërkim 47-vjeçari nga Fieri, nën hetim 2 bashkëpunëtorët e tij

31 Korrik 2020, 09:13 Nga DOSJA
Iu gjet kokainë në banesë, shpallet në kërkim

BERAT– Policia e Beratit ka shpallur në kërkim 47-vjeçarin me iniciale A.Xh, pasi në banesën e tij janë gjetur  543 gramë kokainë. 47-vjeçari është me vendbanim në Dërmenas të Fierit.  Po kështu, janë proceduar në gjendje të lirë   K. G., 24 vjeç dhe G. S., 30 vjeç, si bashkëpunëtorë për shitjen e lëndës narkotike.

Njoftimin i Policisë:

Operacioni policor “The Drug Dealer”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Sekuestrohet 543 gramë lëndë narkotike të llojit kokainë

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpinim me Prokurorinë Berat, organizuan operacionin të koduar “The Drug Dealer”, në kuadër të të cilit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Xh., 47 vjeç, banues në Dërmenas, Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Xh., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 543 gr. lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjithashtu, në vijim të hetimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit K. G., 24 vjeç dhe G. S., 30 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi dyshohet se bashkëpunonin me shtetasin A. Xh., për shitjen e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drogë në banesë shpallet në kërkim 47-vjeçari fjerak drogë në banesë shpallet në kërkim 47-vjeçari fjerak

Sondazh

Poll