Aktualitet

31 Korrik 2020, 09:32 Nga DOSJA

TIRANË– Dalin rezultatet e zgjedhjeve në 12 universitetet publike të Shqipërisë. Nga votimet e zhvilluara ditën e djeshme, kanë dalë edhe emrat e rektorëve në universitetet e rretheve dhe të Tiranës. Në Universitetin e Mjekësisë, rektor është zgjedhur prof. Dr. Arben Gjata, i cili mban edhe postin e kreut të Kirurgjisë dhe përgjegjësit të burimeve njerëzore gjatë pandemisë së koronavirusit. 

Në Universitetin Politeknik, rektor është zgjedhur Andrea Maliqari, ndërsa në “Bujqësor” është votuar me shumicë për emrin e Fatbardh Sallakut. Tek Artet është zgjedhur rektor, aktori Kastriot Çaushi, ndërsa tek Sportet, Agron Kasa. Po ashtu Dosja.al ka siguruar edhe emrat e rektorëve të tjerë të zgjedhur në rrethe, të cilët vijojnë si më poshtë. 

LISTA E FITUESVE PËR REKTOR dhe DEKANË

RRETHE

Kseanela Sotirofski- Universiteti ”Aleksandër Moisiu” i Durrësit

Dhimitër Bello- Universiteti Fan S. Noli Korçë

Arben Gjata- Universiteti i MjekësisëArtan Hoxha- Universiteti i Tiranës

Suzana Golemi- Universiteti “’Luigj Gurakuqi’’ Shkodër

Bektash Mema- Universiteti ‘’Eqrem Çabej’’ Gjirokastër

Roland Zisi- Universiteti ‘’Isamil Qemali’’ Vlorë

Skënder Topi – Universiteti ”Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit

Albert Qarri – Fakulteti Ekonomik Vlorë

Hajdar Kicaj – Fakulteti i Shkencave Teknike Vlorë

Aurela Saliaj- Fakulteti i Shëndetësisë publike Vlorë

Armela Panajoti – Fakulteti i Shkencave Humane Vlorë

Griselda Abazaj – dekane e Fakultetit të Edukimit Durrës

Shkëlqim Fortuzi – dekan në Fakultetin e Biznesit Durrës

Andon Kume – dekan në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike Durrës

Lindita Mukli- dekane në  Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit Durrës

Osman Metalla -dekan në Fakultetin e  Studimeve Profesionale. Durrës

Ledina Alolli- dekane në Fakultetin e Ekonomisë Korçë

Jonela Spaho –dekane tek Fakulteti e Mësuesisë

Gjergji Mero – dekan në Fakultetin e Bujqësisë

Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe humane kandidati i vetëm Robert Damo nuk e fitoi garën, pasi nuk plotësoi numrin e votave.

TIRANË

Kastriot Çaushi- Universiteti i Arteve

Agron Kasa- Universiteti i Sporteve

Fatbardh Sallaku- Universiteti Bujqësor në Tiranë

Arben Gjata- Universiteti i Mjekësisë

LISTA E DEKANËVE:

Dhori Kule – Fakulteti i Ekonomisë

Edmond Rapti – Fakulteti i Shkencave Sociale

Sokol Mëngjesi – Fakulteti i Drejtësisë

Artur Sula – Fakulteti i Gjuhëve të huaja

Spiro Drushku – Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Brunilda Daci – Fakulteti i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar

Sabri Laci – Fakulteti i Histori Filologjisë

Ndërsa pedagogu Artan Hoxha është zgjedhur Rektor i Universitetit të Tiranës pasi ka arritur që të sigurojë 54% të votave të pedagogëve dhe studentëve. Hoxha mësohet se është votuar më shumë nga pedagogët dhe stafi akdemik, pasi ka grumbulluar 348 vota. Ndërkohë dy kandidatët e tjera, Mimoza Hafizit dhe Kozeta Sevrani, kanë marrë përkatësisht 176 dhe 122 vota.

Edhe pse në kushte pandemie zgjedhjet janë zhvilluar. Gjatë procesit të zhvilluar gjatë ditës së djeshme votuan 718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë. Një nga çështjet më të kontestuara për procesin zgjedhor ka qënë zhvillimi i zgjedhjeve në kohë pandemie, duke marrë parasysh faktin që kandidatët nuk patën mundësinë që të bënin fushatë dhe shumë prej votuesëve nuk morën pjesë në votim për shkak të frikës nga një infektim i mundshëm. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zgjedhjet ne universitete zgjedhjet ne universitete

Sondazh

Poll