Aktualitet

HISTORIA e “Iranianit 007″/ Mediat italiane ngrenë pikëpyetjet: Daniel Kassrae erdhi pa pranga, shëtit i lirë në Romë,

31 Korrik 2020, 09:28 Nga DOSJA
HISTORIA e “Iranianit 007″/ Mediat italiane ngrenë

ITALI– Mediat italiane i kanë bërë jehonë lajmit të dëbimit të spiunit iranian të vendosur në Shqipër, Daniel Kassrae. “Remocontro.it” ka bërë një shënim lidhur me rrezikshmërinë e të riut që ishte kthyer në Itali pa asnjë njoftim ndaj autoriteteve vendase. Italia u njoftua për rastin falë një artikulli të shkuar nga gazetarja Alessandra Briganti, ndërsa Ambasada italiane në Shqipëri dhe autoritetet vendase nuk bënë asnjë njoftim lidhur me ekstradimin, duke e çuar 29-vjeçarin pa asnjë masë sigurie në vendin fqinjë.

PJESË NGA ARTIKULLI: 

FAKTET:

1. Daniel Kassrae, 29-vjeçari iranian (të cilin Shqipëria e quan me këmbëngulje ‘italo-iraniani), u dëbua nga vendi me akuzën se kishte kryer veprime spiunazhi në emër të Ministrisë së Inteligjencës së Iranit (Mois).

3. Sipas shtypit shqiptar, “Iraniani 007” ka mbledhur informacione dhe është përpjekur të kontaktojë dhe rekrutojë anëtarët e ‘Mujahedeen-e-Khalq’ (MEK) nga kampi në Manëz.

4. Më 22 korrik, ministri i Brendshëm shqiptar Sander Lleshaj e shpalli iranianin non grata duke nënshkruar në udhër dënimi për 15 vitet e ardhshme.

5. Më pas Daniel Kassrae është çuar në kampin e refugjatëve në Vlorë, dhe me 23 korrik u nis për në Rome, pa pranga dhe i pashoqëruar nga efektivë shqiptarë. Për më tepër autoritetet shqiptare nuk kishin dhënë asnjë informacion për mbërritjen e këtij personi të rrezikshëm, që mund të kërcënojnë po njësoj dhe Italinë.

Por kush është Daniel Kassrae?

Kassrae ka nënshtetësi italiane, të paktën kështu thotë pasaporta me të cilën hyri në Shqipëri. Sipas Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane, Kassrae ishte punësuar më parë si reporter nga televizioni shtetëror iranian në Romë dhe më pas ishte nisur për në Shqiëpri. Emri i “Iranianit 007” nuk ishte i panjohur për autoritetet shqiptare, pasi prej kohësh ai po hetohej sepse dyshohej që ishte “person” i regjimit iranian dhe forcave të Kudsit. Kassrae e paraqiste veten si reporter madje dhe si polic. Historia u publikua nga shtypi shqiptar por nga as nga autoritet vendase dhe as nga Ambasada Italianë në Shqipëri nuk u dha asnjë sinjal. Mos vallë iraniani ishte më pak i rrezikshëm në Itali sesa në Shqipëri. Vetëm falë Alessandra Brigantit, historia u bë e njohur edhe në vendin tonë që dikush të ketë parasysh se nëse do të bëjë një shëtitje ne Romë, rastësisht mund të takohet edhe me një njeri të rrezikshëm.

29-vjeçari u shpall non grata më 22 korrik pasi dyshohej se ishte infiltruar nga Ministria Iraniane e Inteligjencës. Ai ishte shfaqur shpesh në kampin e Muxhahedinëve në Durrës duke tentuar të rekrutojë ish-anëtarë të MEK. Për më shumë detaje (LEXO KËTU)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel kassrae iraniani debohet nga shqiperi daniel kassrae iraniani debohet nga shqiperi

Sondazh

Poll