Aktualitet

DËSHMIA/ Vrasja e Florian Lamçes, zbardhet VERSIONI i dhëndrit të Qazim Sejdinit: Kemi pirë shumë, nuk e mbaj mend si nisi

31 Korrik 2020, 11:16 Nga DOSJA
DËSHMIA/ Vrasja e Florian Lamçes, zbardhet VERSIONI i dhëndrit

ELBASAN– Zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini lidhur me vrasjen e Florian Lamçes brenda një lokali.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Sanxhaktarit i është marrë dëshmia mëngjesin e sotëm, një ditë pas arrestimit të tij nga Policia. Në fjalën e tij, ai është shprehur se ishte takuar me Florian Lamçen pasditen e 29 korrikut dhe kishte konsumuar pije alkoolike në disa vende të ndryshme. 

Gjithashtu ai pretendon se nuk mban mend asgjë që ka ndodhur dhe në momentin kur e ka marrë vesh lajmin e ndarjes nga jeta të Lamçes është shokuar. 

“Florin e kam shok, jemi rritur bashkë. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Pastaj në darkë u ulëm me Ardianon dhe me Florianin tek lokal “Piazza” dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi, as edhe pse e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur,”- mësohet të ketë thënë ai.

Dëshmia u mor ditën e sotme pasi dje ishte e pamundur për shkak të gjendjes së dehur të Sanxhaktarit.

Ai bashkë me shokun e tij, Adriano Hajdarin u përfshinë në një sherr me mikun e tyre, 40-vjeçarin Florian Lamçe, i cili ndërroi jetë në vend. Dy të tjerët mbetën të plagosur dhe u dërguan fillimisht në spital dhe më pas u shoqëruan në Policia, si të dyshuarit kryesore lidhur me ngjarjen. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet deshmia e sokol sanxhaktarit florian lamçe sokol sanxhaktari terror ne elbasan vrasja e florian lamçes deshmia e sokol sanxhaktarit florian lamçe sokol sanxhaktari terror ne elbasan vrasja e florian lamçes

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2020, 09:32

TIRANË– Dalin rezultatet e zgjedhjeve në 12 universitetet publike të Shqipërisë. Nga votimet e zhvilluara ditën e djeshme, kanë dalë edhe emrat e rektorëve...