Miratohet ligji kundër mediave sociale në Turqi! Reagon ashpër Amnesty International: Shkel të drejtën e lirisë së shpreh
29 Korrik 2020, 15:05Nga DOSJA
TURQI-Parlamenti turk ka miratuar një ligj q që do t’i lejojë qeverisë së Ankarasë të ketë më shumë kontroll mbi mediat sociale. Sipas mediave të huaja tashmë rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe Youtube do të duhet të kenë një kontakt lokal i cili do të mbikëqyrë përmbajtjen e tyre dhe do të vendosë nëse do t’i heqë ato sipas rregullave në fuqi në Turqi Ligji i ri u propozua nga partia AKP e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, dhe aleati i tij, nacionalisti Mhp, të cilët kanë shumicën në Parlamentin turk.
Por nëlidhje me këtë ka reaguar edhe ‘Amnesty International’ e cila e kundërshtuar këtë dhe duke cilësuar ligjin e ri si antisocial ku sipas saj ky ligj “do të forcojë pozitat e qeverisë për të censuruar përmbajtjen dhe ndjekur penalisht përdoruesit e internetit”.
“Ky është sulmi më i fundit ndaj lirisë së shprehjes në Turqi. Ndërkohë shumë gazetarë po kalojnë vite të tëra pas hekurave për lajmet e tyre kritike nga Ankarasë zyrtare. Përdoruesit e mediave sociale tani duhet të vetë-censurohen nga frika e ‘ofendimit’ të autoriteteve”, gjë e cila shkel të drejtat e njeriut dhe standardet ndërkombëtare“.- ka thënë në një deklaratë ‘Amnesty International’.
Mirëpo kjo ka sjellë edhe reagime të tjera nga organizatat joqeveritare ku sipas tyre kjo është një shkelje e të drejtës së lirisë së shprehjes në internet.
“Kjo është një shkelje e qartë e së drejtës së lirisë së shprehjes në internet,” tha Andrew Gardner, një studiues i OJQ-ve në Turqi.
KOSOVË- Publikohet video nga kamerat e sigurisë në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku të martën pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtm...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 153,100 të infektuar dhe janë s...
MEKSIKË-Stuhia Hanna ka goditur territorin kufitar të Teksasit Jugor dhe Meksikës verilindore ku stuhia është e dendur dhe erërat janë të forta.Hanna kaloi...
Drejtori rajonal për Evropën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Hans Kluge, ditën e sotme është shprehur se rritja e numrit të të infektuarve te mo...
FRANCË– Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Europiane, Clement Beaune, ditën e sotme në një intervistë për mediat e huaja është shprehur se mby...
KOSOVË– Situata me COVID-19 vijon të përkeqësohet në Kosovë, teksa në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 pacientë të tjerë. Njoftimi është bërë nga...
KOSOVË -Mjeku nga Kosova, Lulzim Kolgjeraj ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Ai ishte shtruar për tre javë rresht në Qendrën Klinike Universitare në P...
RUSI– Rusia synon të jetë vendi i parë në botë që do të aprovojnë vaksinën e parë për koronavirusin. Gjithçka do të ndodhë në më pak se dy javë, pasi dat...