Bota

COVID-19 u merr jetën 4 personave të tjerë në Kosovë, regjistrohen edhe 194 raste të reja

29 Korrik 2020, 13:25 Nga DOSJA
COVID-19 u merr jetën 4 personave të tjerë në Kosovë,

KOSOVË– Situata me COVID-19 vijon të përkeqësohet në Kosovë, teksa në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 pacientë të tjerë. Njoftimi është bërë nga Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramandani.

Po ashtu janë konfirmuar pozitivë dhe 194 raste, nga 449 testime të kryera. Me rastet e fundit, numri i të vdekurve në total në Kosovë shkon në 196. Po ashtu mësohet se janë shëruar edhe 138 persona të tjerë.

Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve, qeveria kosovare ka miruatuar një sërë masash shtrënguese. Maska tashmë është e detyrueshme në Kosovë, ndërsa pas orës 10:30, qytetarët duhet të rrinë brenda shtëpive, deri në orën 05:00 të mëngjesit. Po ashtu ndryshime janë bërë edhe në pikat kufitare, ku qytetarët shqiptarë, që duan të futen në Kosovë, duhet të kenë kryer testin 72 orë më parë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid-19 ne kosove covid-19 ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2020, 08:34

Punonjës sezonal në Gjermani – Kurrë më!

“Në Gjermani nuk do të vij më kurrë. As për pushime, as për vizitë. Edhe botën të ma japin!” Mariana Costea ka punuar në një fermë bavareze dy muaj....