Bota

Po flisnin për keqinformimin gjatë pandemisë në SHBA, Facebook fshin videon e mjekëve me 17 milion ndjekës, Youtube dhe Tw

29 Korrik 2020, 14:14 Nga DOSJA

SHBA-Facebook ka fshirë një konferencë live të mbajtur në Ëashington nga një grup mjekësh, të cilët ishin sponsorizuar nga “Tea Party Patriot”.  Mjeku Ralph Norman dhe kolegët e tij, po prezantonin idetë dhe pikëpamjet e tyre në lidhje me përgjigjen mjekësore ndaj COVID-19.

Njëkohësisht video-live u hoq edhe nga Youtube dhe Twitter, ku po transmetohej paralelisht. Videoja kishte grumbulluar 17 milion ndjekës në Facebook, ndërsa në momentin kur u fshi po shihej nga 185 mijë persona.

Gjatë videos, grupi i mjekëve të ‘America’s Frontline’, ngritën shqetësime në lidhje me atë që e quajtën ‘fushata masive e disinformimit’ për COVID-19.

Nëse amerikanët do të lejojnë të ashtëquajturit ekspertë dhe personalitetet e medias të marrin vendime për to, eksperimet ameriken me një Republikë Kushtetuese dhe Demokraci Përfaqësuese, do të bjerë“, thuhej në faqen informuese të eventit.

Andy Stone, një zëdhënës i Facebook, u shpreh, se informacioni që po jepej në lidhje me curat dhe trajtimet për COVID-19, ishte i pavërtetë. Pas Facebook, videoja u censurua edhe nga Youtube, ku tashmë kishte marrë 80 mijë shikime dhe më pas në Twitter.

Marrë dhe përshtatur nga Breitbart.com

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota facebook fshin video-konferencën e mjekëve facebook fshin video-konferencën e mjekëve

Sondazh

Poll