Bota

Grushte në korridorin e Kuvendit, del VIDEO e dhunimit të deputetit të LVV nga Gashi dhe Shala

29 Korrik 2020, 15:04 Nga DOSJA
Grushte në korridorin e Kuvendit, del VIDEO e dhunimit të deputetit

KOSOVË- Publikohet video nga kamerat e sigurisë në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku të martën pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme pati një përleshje mes deputetëve.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, deputetët e LDK-së Arben Gashi, Kujtim Shala e Doruntina Maloku presin te dera e sallës së mbledhjes. Pasi nga aty del Gazmend Gjyshinca i Vetëvendosjes, ata e rrethojnë dhe nisin ta godasin.

Sherri mes ligjvënësve nuk ka zgjatur shumë, por shihet se deputetët e LDK-së kanë qëlluar Gazmend Gjyshincën e Vetëvendosjes.

Gjatë ditës së djeshme, VV-ja akuzoi deputetët e LDK-së se e sulmuan Gjyshincën, mirëpo këtë e mohuan Gashi e Shala. Madje, Gashi e Shala thanë se ekzistojnë kamerat e sigurisë dhe se ato mund të tregojnë të vërtetën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arben gashi gazmend gjyshinca kujtim shala sherri i deputeteve te kosoves arben gashi gazmend gjyshinca kujtim shala sherri i deputeteve te kosoves

Sondazh

Poll