Bota

Rusia e ka me nxitim! Në 10 gusht nxjerr VAKSINËN për koronavirusin, ekspertët në ankth (PROBLEMET)

29 Korrik 2020, 12:47 Nga DOSJA
Rusia e ka me nxitim! Në 10 gusht nxjerr VAKSINËN për

RUSI– Rusia synon të jetë vendi i parë në botë që do të aprovojnë vaksinën e parë për koronavirusin. Gjithçka do të ndodhë në më pak se dy javë, pasi data përfundimare është vendosur 10 gushti. Afati, është pikërisht ai që i shqetëson të gjithë, pasi janë ngritur shumë dyshime lidhur me efektivitetin e saj duke marrë parasysh se shumë prej etapave të testimit nuk janë zhvilluar fare.

Zyrtarët rusë i thanë CNN se data përfundimare për certifikimin e vaksinës së krijuar nga Instituti Gamaleya me bazë në Moskë është 10 gushti por do të provojnë të marrin një “ok” edhe më parë. Ata shtuan se të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e kujdesit mjekësor dhe punonjës të tjerë që kanë kontakte me njerëzit.

Deri më tani Rusia nuk ka bërë me dije të dhëna shkencore se kishte nisur punë për testimin e ndonjë vaksine, kështu që nuk mund të bëhet asnjë parashikim për sigurinë apo edhe efektivitetin e saj. Ndërsa disa vaksina që po testohen janë në fazën e tyre të tretë të provës, vaksina ruse nuk ka shkuar as në të dytën. Plani i tyre është që pasi të përfundojnë  fazën e dytë 2 deri më 3 gusht, në fazën e tretë të testimit paralelisht të nisë edhe vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve.

Sipas skeptikëve, i gjithë nxitimi për nxjerrjen e vaksinës sa më shpejt është presioni politik që bëhet nga Kremlini, për ta portretizuar Rusinë si një forcë shkencore globale.

Marrë nga CNN

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi rusia vaksina e koronavirusit koronavirusi ne rusi rusia vaksina e koronavirusit

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2020, 08:34

Punonjës sezonal në Gjermani – Kurrë më!

“Në Gjermani nuk do të vij më kurrë. As për pushime, as për vizitë. Edhe botën të ma japin!” Mariana Costea ka punuar në një fermë bavareze dy muaj....