Bota

Franca kundërshton mbylljen e kufijve brenda Evropës: Schengeni hapësira jonë vitale

29 Korrik 2020, 14:11 Nga DOSJA
Franca kundërshton mbylljen e kufijve brenda Evropës: Schengeni

FRANCË– Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Europiane, Clement Beaune, ditën e sotme në një intervistë për mediat e huaja është shprehur se mbyllja e kufijve brenda evropës duhet të shmanget sa më shumë të jetë e mundur.

Sipas tij Schengeni është hapësira e vetme vitale e vendit. Ndër të tjera thotë se bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të Unionit është thelbësor.

“Masat më të vështira, në veçanti mbyllja e kufijve duhet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur brenda Europës dhe në zonën Schengen sepse është hapësira jonë vitale, hapësira jonë e qarkullimit. Mbyllja e kufijve të brendshëm duhet të konsiderohet si apeli i fundit për të mos u përjashtuar në varësi të situatës shëndetësore. Ideja nuk është të synohet një vend i veçantë.

Edhe në kulmin e krizës ne morëm masa të koordinuara me fqinjët tanë europianë. Prandaj, unë bëj thirrje për të krijuar një metodë të përbashkët europiane për të vlerësuar situatën shëndetësore, të themi nëse kjo zonë është në rrezik apo jo. Ne kemi metoda për të llogaritur deficitin, por jo të njëjtat metoda për të vlerësuar rreziqet shëndetësore dhe kjo duhet të ndryshojë” – tha ai.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota clement beaune koronavirusi ne france pandemia e covid 19 clement beaune koronavirusi ne france pandemia e covid 19

Sondazh

Poll