Bota

Prej ditësh i intubuar, ministri boshnjak ndërron jetë nga COVID-19

29 Korrik 2020, 13:12 Nga DOSJA
Prej ditësh i intubuar, ministri boshnjak ndërron jetë nga

BOSNJE-HERCEGOVINË -Koronavirusi i ka marrë jetën ministrit për Çështjet e Veteranëve në Bosnje-Hercegovinë, Sallko Bukvareviç. Ditë më parë ai rezultoi pozitiv në testin për COVID-19, ndërsa të mërkurën gjendja e tij u përkeqësua.

Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës. Që prej ditës së hënë Bukvareviç ndodhej në terapi intensive, i intubuar.  Sallko Bukvareviç, 53 vjeç, ka qenë ministër në Bosnje-Hercegovinë që prej vitit 2015.

Me vdekjen e tij, shkon në 305 numri i viktimave nga COVID-19 në Bosnje-Hercegovinë. Po ashtu që nga fillimi i pandemisë, në Bosnje janë regjistruar më shumë se 11 mijë të infektuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bosnje hercegovine koronavirusi ne bote sallko bukvarevic koronavirusi ne bosnje hercegovine koronavirusi ne bote sallko bukvarevic

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2020, 08:34

Punonjës sezonal në Gjermani – Kurrë më!

“Në Gjermani nuk do të vij më kurrë. As për pushime, as për vizitë. Edhe botën të ma japin!” Mariana Costea ka punuar në një fermë bavareze dy muaj....