Bota

Bota në kërcënimin Covid-19/ Shkon mbi 666 mijë numri i viktimave dhe 17 milionë i të infektuarve

29 Korrik 2020, 15:00 Nga DOSJA
Bota në kërcënimin Covid-19/ Shkon mbi 666 mijë numri i

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 153,100  të infektuar dhe janë shënuar 4,535,577 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 44,876  ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 854  pacientë me Covid-19.

Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 88,792  viktima dhe  2,498,668 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5,475  raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 13,673  persona.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4,634 viktima dhe 84,060   të infektuar që prej  fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 101 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar  35,129  viktima dhe në Francë 30,238 ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,441 persona.

Ndërsa Belgjika ka parë një rritje të numrit të të infektuarëve me koronavirus duke shtuar edhe më shumë frikën për një valë të dytë të pandemisë.

Burimi: .worldometers

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll