Aktualitet

Shkëlzen Berisha e kërcënoi me padi, Rezarta Shkurta: Nuk trembem, i ke duart të përlyera me gjak

8 Prill 2019, 06:56 Nga DOSJA
Shkëlzen Berisha e kërcënoi me padi, Rezarta Shkurta: Nuk

TIRANË- Këngëtarja Rezrta Shkurta është përfshirë sot në disa replika me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij Shkëlzenin. Ka qenë ish-kryeminsitri që me anë të një fotoje sulmonte bashkëshoritn e këngëtares, Ermal Hoxhën, që ka sjellë valën e reagimeve.

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook, ku i kujtonte, Ermal Hoxhës, akuzat që iu bënë nga Prokuroria për trafik droge. Berisha në postimin e bashkëngjitur me një foto shkruan: Nipi i diktatorit, Ermali narkotrafikant i lirë, Olsi që la Amerikën për Xibrakën fryhet çdo ditë si shushunjë.

Pak orë pas këtij postimi të ish-kryeministrit ka ardhur një reagim nga bashkëshortja e Ermalit, këngëtarja Rezarta Shkurta. Nga Instagrami Shkurta shkruan se Berisha mos të merret me burrin e saj, por të shikoj djalin dhe e akuzon se ka vrarë qindra fëmijë.

“Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve! Por merru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit dhe s’bëri asnjë ditë burg”, shkruan Rezarta Shkurta dhe e ka shoqruar me një “emoji” që shkel syrin.

Pas këtij reagimi ka ardhur dhe një përgjigje nga Shkëlzen Berisha, i cili ka kërcënuar me padi këngëtaren duke i thënë se tashmë do i duhej të ‘këndonte para gjykatës. (Lexo këtu)

Pas kërcënimit nga Berisha, shkurta ka reaguar sërish duke thënë së nuk është e trembur nga gjykatat.

“Jam e lumtur që të paska djegur kaq shumë morë Zeni Berisha nuk u trembem gjykatave të cilat ju kanë lënë të lirë ju pseudo ‘demokratëve’ sepse vetëm demokraci nuk keni sjellë, por jeni të përlyer me gjak nga duart tek këmbët…. I trembem vetëm gjykimit të zotit dhe fatkeqësisht për ty, aty smund të korruptosh”, shkruan bashkëshortja e Ermal Hoxhës.

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha ka qenë i dënuar për trafikim kokaine, pasi u kap si pjesë e një grupi që kishin ngritur një laborator në Xibrakë. Ndërkohë për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit ka pasur akuza politike për përfshirjen e tij në tragjedinë e Gërdecit. Vet ky i fundit nuk i ka pranaur asnjëherë këto akzua dhe i ka cilësuar si shpifje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja gerdeci dosja xibraka ermal hoxha rezarta shkurta sali berisha sherri berisha shkurta shkëlzen berisha dosja gerdeci dosja xibraka ermal hoxha rezarta shkurta sali berisha sherri berisha shkurta shkëlzen berisha

Sondazh

Poll