Aktualitet

Gazmend Musta vrau gruan dhe kunatën, vëllai i viktimave merr kujdestarinë e fëmijëve

8 Prill 2019, 11:23 Nga DOSJA
Gazmend Musta vrau gruan dhe kunatën, vëllai i viktimave merr

TIRANË- Dy fëmijët e Gentjana Caushajt, e cila u vra bashkë me të motrën nga bashkëshorti i saj, Gazmend Musta, do të jenë nën kujdestarinë e dajës së tyre. Dosja.al mëson se Gjykata e Fierit ka vendosur që vajza 10-vjeçare dhe djali 4-vjeçar të jenë nën kujdestarinë ligjore Gjyshmir Caushaj.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në Ballsh, teksa ditën e 2 janarit Gazmend Musta vrau gruan e tij, Gentjana Musta, dhe kunatën e tij Merisë.

I gjithë konflikti nisi pasi Gentjana kishte kërkuar të shkonte tek prindërit e saj për vizitë pas Vitit të Ri. Për këtë arsye kishte ardhur edhe Merisa në shtëpinë e tyre, në mënyrë që tek prindërit të kthehej me Gentjanën.

Momentin e krimit ajo u fut mes Gazmendit dhe Gentjanës që të mbronte të motrën, por përfudno ie vrarë.

Pas krimit të ndodhur dy familjet patën konflikte për kujdestarinë e fëmijëve. Prindërit e autorit kërkuan që ta merrnin ata kujdestarinë e dy të miturve, por Gjykata e Fierit e rrëzoi këtë kërkesë.

Gjykata vendosi në favor të dajës së të miturve dhe gjithë këtë periudhë dy të vegjlit kanë qëndruar në fshatin SOS.

Ndërkohë gjyqtarja Marsela Balili ka vendosur masën burg pa afat për autorin e vrasjes së dyfishtë, Gazmend Musta. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend musta gentjana caushaj gjyshmir caushaj merisa vaushaj vrasja e dyfishte ne ballsh gazmend musta gentjana caushaj gjyshmir caushaj merisa vaushaj vrasja e dyfishte ne ballsh

Sondazh

Poll