Politike

COVID-19/ Manastirliu: Klubet e natës janë burim infeksioni, po përgatitemi për hapjen e spitaleve COVID3 dhe COVID4

29 Korrik 2020, 09:08 Nga DOSJA
COVID-19/ Manastirliu: Klubet e natës janë burim infeksioni, po

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se duhet të miratohet Akti Normativ për ndalimin e muzikës në klube dhe disko pas orës 20:00. Gjatë fjalës së saj në Kuvend ,ajo theksoi se këto biznese bëhen burim infeksioni. Ministrja nënvizoi më tej se MSH po përgatitet edhe për hapjen e spitaleve COVID3 dhe COVID4.

“Duam të vendosim penalitetet për klubet e natës dhe diskove. Me punën intesive në terren është konstatuar që jo të gjithë e kanë zbatuar urdhrin. Këto janë kthyer në vatra potenciale infeksioni. Detyrimi që vendosohet tani nëpërmjet kërij akti normativ, parashikon rritjen e masës së penalitetit edhe pezullimin 1 vjeçar të këtyre subjekteve. Këto masa merren për të mirat e qytetarëve, për shëndetin e qytetarëve. Si ajo që vendosëm javën e parë, vendosjen e maskave, janë për të mirën e shëndetit. Janë masa për parandaluar virusin, vendosen jo për vendosjen e gjobës në vetvete. Të rinjtë që frekuentojnë këto klube janë vlerësuar si përhapës të virusit, dhe të rinjtë kështu bëhen vektorë të përhapjes së virusit. Duhet të përgatitemi për rritje të infeksionit COVID-19. Po marrim masa parandaluese. Ne jemi duke punuar në të gjithë sistemin shëndetësor, puna më e madhe është në terren me epidemiologët.  Nëse nuk, respektojmë masat duhet të përgatitemi për një rrijte të infeksionit.  Jemi duke punuar edhe për qytetarët që kanë nevojë në banesa. Po fuqizojmë rezevart, skuadrat lëvizëse. Jemi duke u përgatitur skuadrat e rezervës për hapjen  e spitalteve COVID 3 dhe COVID4.”, u shpreh ministrja. 

Mblidhet për herë të dytë këtë javë Kuvendi. Në seancën e sotme plenare  u  miratuan ndryshimet në buxhet dhe mbyllja e klubeve të natës gjatë kohës së pandemisë. Po kështu u ndalua edhe muzika pas orës 20:00. Ndërkohë, Balla u shpreh i prerë se nesër Kuvendi do të votojë për lista të hapura. Ndërsa Manastirliu theksoi se klubet e natës janë burim infeksioni dhe se MSH po përgatitet për hapjen e dy spitaleve të tjera COVID.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu seanca plenare 29 korrik 2020 ogerta manastirliu seanca plenare 29 korrik 2020

Sondazh

Poll