Politike

‘Kam bërë dy tampone deri tani, nëse do ketë të tretë…’/ Si ndahet testimi për COVID-19, kryebashkiaku

29 Korrik 2020, 07:20 Nga DOSJA

LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tregoi dje se nuk ishte i infektuar nga pandemia e koronavirusit, pavarësisht se dy nënkryetarët e Bashkisë kanë rezultuar të dy pozitivë pas tamponit të bërë. Ka qënë vetë Ndreu, ai që i ka qetësuar të gjithë duke iu treguar se ishte negativë, dhe se e kishte bërë dy herë tamponin. 

Madje kryebashkiaku i Lezhës, “premtoi” se kur të bënte të tretin do të tregonte gjithashtu rezultatin e analizave. 

“Për dijeni, lidhur me aludime dhe shqetësime miq dhe të tjerë të interesuar. Kam bërë dy tampone deri tani dhe kam rezultuar negativ për sa i përket Covid. Nëse do ketë një tampon të tretë dhe do rezultoj pozitiv, sigurisht që nuk do e fsheh. Por deri tani s’kam asnjë shenjë për t’u bërë merak, apo për të kënaqë oreksin e ndonjë kazanxhiu mediatik këtej nga ana jonë!,”-shkruan Ndreu.

Por si ka mundësi që Ndreu e ka bërë testin dy herë deri më tani, ndërkohë që ka pasur pacientë dhe persona, të cilët ankoheshin se nuk ishin testuar nga ISHP-ja? Madje ka pasur raste, të cilët janë shprehur se kanë pasur familjarin e tyre të infektuar dhe sërish nuk ishin testuar, pavarësisht se situata është e njëjtë me atë të kryebashkiakun?

A ka pasur vërtetë shenja Ndreu dhe e ka pasur të nevojshme testimin, apo thjesht tamponët janë me shumicë vetëm kur bëhet fjala për pushtetarët?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi pjerin ndreu koronavirusi ne shqiperi pjerin ndreu

Sondazh

Poll