Politike

Nisma e mazhorancës për ndërhyrjet në Kushtetutë, Krasniqi: Do të ketë pasoja afatgjata për Shqipërinë

28 Korrik 2020, 19:58 Nga DOSJA
Nisma e mazhorancës për ndërhyrjet në Kushtetutë,

TIRANË-Politologu Afrim Krasniqi ka komentuar nismën e mazhorancës për të kaluar pa kompromis në parlament ndryshimet kushtetuese. I ftuar në emisionin “Tempora”, Krasniqi është shprehur, se kjo lëvizje do të ketë pasoja afatgjata për Shqipërinë. Më tej ai ka shtuar, se kjo është hera e parë që ndryshimet kushtetuese bëhen pa kompromis dhe pa u bazuar tek opinioni i Komisionit të Venecias.

Kjo krijon 2 situata. E para ndërhyrjen në kushtetutë në funksion të zgjedhjeve dhe kjo do të jetë pasoja më afatgjatë për Shqipërinë. Kjo është hera e parë sepse ndryshimet kushtetuese janë bërë me kompromis dhe me opinion te Komisioni i Venecias”, tha Krasniqi.

Në Këshillin Politik ditën e sotme nuk u arrit asnjë marrëveshje. Palët janë ende të ndara për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore dhe kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokim të procesit. Ndasitë janë tek formula që do përdoret për koalicionet parazgjedhore, pasi maxhoranca shprehet se sistemi që përdoret tani, nuk është i duhur nëse hapen listat, 75% apo 100%.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afrim krasniqi hapja e listave dhe heqja e koalicioneve afrim krasniqi hapja e listave dhe heqja e koalicioneve

Sondazh

Poll