Politike

Bylykbashi ‘dorëzohet’: Nuk i godasim dot ndryshimet kushtetuese sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese

28 Korrik 2020, 20:13 Nga DOSJA
Bylykbashi ‘dorëzohet’: Nuk i godasim dot ndryshimet

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka folur sot për ndryshimet kushtetuese që kundërshtohen nga opozita e bashkuar, pasi preken koalicionet parazgjedhore. Në një intervistë në emisionin “Tempora” në RTV Ora, ish-deputeti u shpreh se PD nuk i godet ndryshimet kushtetuese sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Ne nuk i godasim dot sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ne kemi pak ditë që kemi kapërcyer 4-vjetorin e reformën në drejtësi. Por pas 4 vitesh nuk kemi gjykatë të lartë dhe as kushtetuese. Unë shpresoj që këtë fat të mos e ketë edhe reforma zgjedhore.

Duket se brenda këtij viti nuk mund të formohet Gjykata Kushtetuese. Në 2016 i vunë një kufizim Gjykatës Kushtetuese që nuk mund të diskutonte thelbin e ndryshimeve, por vetëm procedurën. Kjo e bë që Gjykata të mos rrëzonte ndërhyrjen në reformën në drejtësi që të shpallje p.sh Vettingun si të paligjshëm”, tha ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ndryshimet kushtetuese oerd bylykbashi hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ndryshimet kushtetuese oerd bylykbashi

Sondazh

Poll