Politike

“Të punoni me 3 ose 4 turne, s’ka ç’më duhet”/ Rama ulimatum kompanisë së ndërtimit në Lezhë: Në 26 nëntor shk

29 Korrik 2020, 07:43 Nga DOSJA
“Të punoni me 3 ose 4 turne, s’ka ç’më

TIRANË– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin për Rindërtim, Arben Ahemtaj kanë inspektuar punimet në shkollën “Llesh Nik Daka” në Lezhë, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Teksa pa nga afër punimet, Rama theksoi se ato duhet të përfundojnë brenda 26 nëntorit. Sipas kryeministrit në të kundërt kompania futet në ‘listën e zezë’. Para inxhinierëve ai dha ultimatumin që të punojnë edhe me 3 ore 4 turne, me qëllimin që shkolla të ndërtohet brenda afatit.

Biseda: 

Rama: Paska goxha terren.

Ahemtaj: Në gati 30 ditë kemi kaluar në katet e dyta.

Rama: Kolonat janë futur 7 metra nën dhe.

Ahmetaj: Po, 7 metra.

Rama: Super punë është bërë.

Inxhinieri: Në fund të dhjetorit do përfundojë shkolla.

Rama: Në fund të dhjetorit futeni në listën e zezë. Dua që në 26 nëntor të hapet dera e shkollës

Ahmetaj: Të punoni me 3 turne.

Rama: Me 3-4 turne, s’ka ç’më duhet. Në 26 nëntor dua shkollën. Po s’u bë kjo, ju futeni në listën e zezë. Na pengoi shumë ajo periudha e dreq karantinës, por do ta kapim 26 nëntorin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama inspekton shkollën në lezhë edi rama rama inspekton shkollën në lezhë

Sondazh

Poll