Politike

Maxhoranca u tërhoq nga nisma për shkarkim, Meta: Më shqetëson vetëm situata e COVID

28 Korrik 2020, 19:41 Nga DOSJA
Maxhoranca u tërhoq nga nisma për shkarkim, Meta: Më

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot vendimin maxhorancës, e cila vendosi që të mos e shkarkojë në lidhje me shkeljet e pretenduara të Kushtetutës. Në një intervistë në “A Show”, Meta tha se ai nuk shqetësohet për veprimet e maxhorancës, pasi gjithmonë ka mbrojtur Kushtetutën, por shqetësohet për situatën e rëndë të krijuar nga COVID-19.

Nuk flas në emër të tyre, unë flas në emrin tim. Unë nuk kam vënë vetëm dorën mbi Kushtetutë kur jam betuar, kam vënë zemrën, jetën time, kam vënë gjithçka. Kurrë nuk do e shkel Kushtetutën e Shqipërisë. Nuk e kam bërë këtë as kur isha kryeministër, as kur isha në detyrat e tjera.

Unë besoj shumë te Kushtetuta e Shqipërisë. Ajo që mund të them është se kushtetutbërësit e kanë parashikuar kur kërkohet uzurpimi i institucioneve,Ata e kanë menduar momentin kur edhe një shumicë kushtetuese do të synonte të shkarkonte presidentin që mbron parimet e së drejtës, kjo është arsyeja pse presidenti është institucioni më i mbrojtur në Kushteutëtn e Shqipërisë. Çdo akt shkarkimi nga presidenti do ishte vetëm një akt formal që do e ngarkonte me përgjegjësi shumë të rënda. Nuk jam ndjerë nën presionin e shkarkimit, më shqetëson pasiguria juridike dhe politike në vend”, tha Meta.

Meta tha se në vend që të përqendrohet vëmendja e vendit te situata sociale dhe ekonomike, mazhoranca ndërmerr nisma për ndryshimin e Kushtetutës, që janë edhe antiligjore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 shkarkimi i presidentit ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 shkarkimi i presidentit

Sondazh

Poll