Politike

Kuvendi miraton ndryshimet në buxhet dhe mbylljen e klubeve të natës/ Balla i prerë: Nesër do të hapim listat, nuk do pres

29 Korrik 2020, 06:36 Nga DOSJA
Kuvendi miraton ndryshimet në buxhet dhe mbylljen e klubeve të

TIRANË- Ditën e sotme Kuvendi ka votuar me 86 vota pro, 8 kundër dhe 6 abstenim, ndryshimet e buxhetit të vitit 2020.  Kështu, Kuvendi miratoi projektligjin që i hap rrugën heqjes së tatimit mbi fitimin të bizneseve me xhiro deri në 14 milionë lekë, si dhe pragu i ri i TVSH-së do të jetë 10 milionë lekë nga 2 që është aktualisht.

Ndërkohë, u ngritën edhe 87 kartona jeshilë për Aktin Normativ për mbylljen e lokaleve të natës, diskove dhe lounge bareve gjatë kohës së pandemisë, si dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00. 

Sakaq, seanca e sotme plenare u zhvilluan duke respektuar rregullat e COVID-19. Në të munguan deputetët Elio Hysko, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi, të cilët janë të infektuar me COVID-19.

Që në fillim të seancës deputeti Halit Valteri  kërkoi që ditën e nesërme të gjithë deputetëve t’u bëhet tamponi. Pas tij, në foltore u ngjitën ministrja e Financave Anila Denaj, e cila foli për rritjen e borxhit publik, ndërsa Arben Ahmetaj foli lidhur me investimet e qeverisë. Ndërsa, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi se nesër Kuvendi do të votojë për listat e hapura. Balla theksoi se nuk do të presin Lulzim Bashën sa të mendohet për këtë çështje kaq të rëndësishme, por listat do të votohen nesër në Kuvend. 

Kurse, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nënvizoi se klubet e natës janë burim infeksioni dhe duhet të mirtohet akti i ri normativ. Ajo shtoi se MSH po përgatitet për hapjen e spitaleve COVID3 dhe COVID4.

(k.m/j.v/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi seanca plenare 29 korrik 2020 kuvendi seanca plenare 29 korrik 2020

Sondazh

Poll