Politike

“Borxhi publik në nivelin e 80% është periudhë e përkohshme”/ Denaj: Ja çfarë propozojmë për tatimpaguesit deri në

29 Korrik 2020, 08:37 Nga DOSJA
“Borxhi publik në nivelin e 80% është periudhë e

TIRANË– Nis seanca plenare. Ministjra e Financave, Anila Denaj ka deklaruar se buxheti i shtetit është goditur nga tërmeti dhe pandemia. Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se rritja e borxhit publik në nivelin e 80% është periudhë e përkohshme. Sipas ministres janë reduktuar edhe të ardhurat nga tatimet dhe doganat. Ajo nënvizoi më tej se qeveria propozon që tatimpaguesit  deri në 10 mln lekë, të mos tatohen.

“Situata buxhetore e 2020-ës është një situatë që u godit nga dy ngjarje të rëndë, siç ishte tërmeti dhe pandemia. Ndryshimi i parametrave makro-fiskal do të jetë i përkohshëm. Rritja e deficitit buxhetor në 8.4% të produktit të brendshëm bruto dhe e borxhit publik në nivelin e 80% është një periudhë e përkohshme. Në vlerësimin tonë është parashikuar një rritje të konsideruar në 3 vitet e ardhshme. Tkurrja e pritur në investimet private, pritet të kompensohet nga rritje e fortë e investimeve publike. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat u reduktuan.  Doganat dhe takimet kanë bërë një humbje prej 17% gjatë kohës së pandemisë. Janë akorduar 34 mln lekë për fondin e rindërtimit. Propozojmë për tatimin mbi të ardhurat për ata deri në 10 mln lekë të mos tatohen” tha ndër të tjera ministrja.”, tha Denaj.

Mblidhet për herë të dytë këtë javë Kuvendi. Në seancën e sotme plenare  u  miratuan ndryshimet në buxhet dhe mbyllja e klubeve të natës gjatë kohës së pandemisë. Po kështu u ndalua edhe muzika pas orës 20:00. Ndërkohë, Balla u shpreh i prerë se nesër Kuvendi do të votojë për lista të hapura. Ndërsa Manastirliu theksoi se klubet e natës janë burim infeksioni dhe se MSH po përgatitet për hapjen e dy spitaleve të tjera COVID.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj senacë plenrare 29 korrik 2020 anila denaj senacë plenrare 29 korrik 2020

Sondazh

Poll