Politike

Halit Valteri kërkesë Ruçit: Nesër të gjithë deputetët të bëjnë tamponin, shteti si në 1997, jemi në prag kolapsi

29 Korrik 2020, 08:50 Nga DOSJA
Halit Valteri kërkesë Ruçit: Nesër të gjithë

TIRANË- Në seancën e sotme plenare deputeti Halit Valteri i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit që të gjithë deputetët të bëjnë tamponin. Ai theksoi se deputetëve duhet t’u merret tamponi pas seancës së fundit plenare.

Shërim sa më të shpejtë kolegëve, pas seancës së fundit kërkoj që të gjithë deputetë t’i nënshtrohen tamponit”, u shpreh Valteri.

Ndërkohë në fjalën e tij në Kuvend, Valteri u shpreh se shteti është prag të një kolapsi, si në vitin 1997. “Rilindja në 7 vite qeverisje ka rezultuar një dështim i madh. Bilanci i sotëm është katastrofë totale, shteti është në prag kolapsi si në 1997. Edhe militanti më i flakë i rilindjes ka filluar të dyshojë në këtë projekt. Ju zonja ministre jeni personi më pa faj” .

Mblidhet për herë të dytë këtë javë Kuvendi. Në seancën e sotme plenare u  miratuan ndryshimet në buxhet dhe mbyllja e klubeve të natës gjatë kohës së pandemisë. Po kështu u ndalua edhe muzika pas orës 20:00. Ndërkohë, Balla u shpreh i prerë se nesër Kuvendi do të votojë për lista të hapura. Ndërsa, Manastirliu theksoi se klubet e natës janë burim infeksioni dhe se MSH po përgatitet për hapjen e dy spitaleve të tjera COVID.

(j.v/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri seanca plenare 29 korrik 2020 halit valteri seanca plenare 29 korrik 2020

Sondazh

Poll