Aktualitet

Lleshaj: Do godasim fort grupet kriminale në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë

8 Prill 2019, 11:15 Nga DOSJA
Lleshaj: Do godasim fort grupet kriminale në Shkodër, Elbasan dhe

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka thënë në konferencën e përbashkët me homologun çek, Jan Hamáček, se Policia e Shtetit është tejet e angazhuar për të goditur krimin.

Lleshaj tha se po merren masat nga të gjitha institucionet përgjegjësi që krimi të marrë fund në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Situata e sigurisë në vend është në parametra të mirë, nëse i referohemi shifrave. Në të njëjtën kohë jemi të shqetësuar edhe për perceptimin publik që nuk është në nivel maksimal. Në Shkodër po merren masa të forta nga policia, por jo vetëm. Po punojmë fort në Shkodër, Policia, SHISH, Doganat, Tatimet, Hipotekat, po bëhet një qasje shumë e integruar që strukturat ende të mbijetuara të krimit, të marrim goditje nga të gjitha krahët, të marrë fund një herë e mirë në Elbasan, Shkodër, Vlorë etj.

Deklarata e Lleshajt vjen pak ditë pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës dhe në të gjithë vendin. Dy javë më parë u vranë Astrit e Brahim Bilali, Ferdinand Polia, Jurgen Kurti, Haxhi Baxhinozi. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grupet kriminale ne shkoder kriminaliteti ne vend sander lleshaj grupet kriminale ne shkoder kriminaliteti ne vend sander lleshaj

Sondazh

Poll