Politike

Deputeti i PS pesimist për një marrëveshje në Këshillin Politik, Shameti: Diskutimet u mbyllën sot, në 30 korrik miratohe

28 Korrik 2020, 18:59 Nga DOSJA
Deputeti i PS pesimist për një marrëveshje në Këshillin

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti, është shprehur se nuk ka bësim që të gjendet gjuha e përbashkët në Këshillin Politik dhe të arrihet një marrëveshje e re politike mes palëve.

Në një intervistë në emisionin “Fokus” në TVT, Shameti tha se nuk ka gjasë që të gjendet gjuha e përbashkët me opozitën e bashkuar për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij çdo mundësi është shuar sot në Këshillin Politik dhe shtoi se ndryshimet kushtetuese do votohen me 30 korrik.

Unë mendoj se takimi i sotëm i Këshillit Politik i ka ezauruar të gjitha çështjet dhe nuk na mbetët gjë tjetër veçse të miratojmë ndryshimet kushtetuese me opozitën parlamentare. Pa votat e tyre nuk mund të miratohej as marrëveshja e 5 qershorit”, tha ai.

Ndërkohë lidhur me deklaratën e Meta që kërkoi nga PS heqjen dorë të ndryshimet të kushtetutës në mënyrë të njëanshme deputeti Shameti deklaroi se Presidenti nuk ka fuqi që të mos i miratojë ndryshimet.

Nuk ka asnjë tagër presidenti të mos miratojë ndryshimet kushtetuese sepse ai mund të kthejë vetëm ligje të thjeshta. Ata janë në bllok dhe presidenti është i detyruar t’i zbatojë”, tha Shameti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adnor shameti ndalimi i koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura adnor shameti ndalimi i koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll