Politike

Berisha publikon denoncimin e fortë: I kanë vendosur tritol drejtorit të portit në Durrës, Policia fsheh ngjarjen

28 Korrik 2020, 17:03 Nga DOSJA
Berisha publikon denoncimin e fortë: I kanë vendosur tritol drejtorit

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim të fortë, ku shprehet se i kanë vendosur tritol drejtorit të portit të Durrësit. Në një reagim në mediat sociale, teksa ka publikuar mesazhin e qytetarit, Berisha shkruan se Policia e Shtetit ka fshehur ngjarjen.

Ndërkohë qytetari që ka bërë denoncimin shkruan se ngjarja ka lidhje me tenderat, pasi sipas tij drejtori Pirro Vengu vjedh.

“Tritol makines se narkodrejtorit te portit te Durresit. Narkopolicia fsheh ngjarjen! Shkaku: veprime mafioze me tendera se bashku me Don Agaçion! Sb Pershendetje Doktorr. Si fillim ju uroj shendet. Jam nje punonjes forcave te sigurise se Portit. Drejtorit te pergjithshem te portit te Durresit Pirro Vengut ‘ish punonjes i antikorrupsionit ne Kryeministri’ i kane vendosur tritol ne makinen e tij. Policia po e mban te fshehur ngjarjen. Kjo ngjarje ka lidhje me tenderat qe po vjedh PIRRO VENGU Enjgjell Agacin mafiozin krahu i djathte i Edvin Rames”, shkruan Berisha në Facebook.

Por ky postim i Berishës nuk ka qëndruar gjatë në Facebook, pasi pak minuta pas postimit ish-kryeministri e ka fshirë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denoncimi tek berisha pirro vengu sali berisha denoncimi tek berisha pirro vengu sali berisha

Sondazh

Poll