Politike

Pas furtunës në ambasadën shqiptare në Greqi Cakaj shkarkon konsullin e Barit, ja kush do ta zëvendësojë

28 Korrik 2020, 17:35 Nga DOSJA
Pas furtunës në ambasadën shqiptare në Greqi Cakaj shkarkon

TIRANË -Pas lëvizjeve në Ambasadën shqiptare në Athinë, i ka ardhur radha konsullatës në Bari të Italisë. Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ka shkarkuar konsullin e Shqipërisë në Bari, Ardian Haskaj.  Mësohet se në vendin e tij është vendosur Genta Mburimi.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak kohë pas furtunës në Ambasadën shqiptare në Athinë. Më 9 korrik, Cakaj shkriu të gjithë ambasadën shqiptare në Athinë. Në mesin e të shkarkuarve ishte edhe ambasadorja, Adriana Hobdari.

Shkak për shkrirjen e ambasadës shqiptare në Athinë ishte performanca e dobët dhe ankesat e shumta nga qytetarët shqiptarë në Greqi. Pas shkarkimit tqë Hobdarit, Cakaj propozoi në vend të saj vajzën  ish-ministrit socialist, Luan Hajdaraga, Luela Hajdaraga.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike cakaj shkarkon konsullin e barit cakaj shkarkon konsullin e barit

Sondazh

Poll