Bota

“Nuk do të ketë konflikt me asnjë vend”/Kim Jong Un u jep premtimin koreanëve: Falë armëve bërthamore e ardhmja jonë

28 Korrik 2020, 16:11 Nga DOSJA
“Nuk do të ketë konflikt me asnjë vend”/Kim Jong Un u

KORE E VERIUT-Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un ditën e sotme  gjatë festimeve në kuadër të 67 vjetorit të përfundimit të luftës së Koresë në vitet 1950 – 1953 tha se vendi i tij nuk do të përballet me luftëra pasi arsenali i tij bërthamor është i majftueshëm për të pasur një forcë absolute dhe për të shmangur një konflikt të ri.

Në fjalimin e tij Kim u shpreh se vendi që drejton u përpoq të bëhej një shtet bërthamor me një fuqi absolute për të shmangur një luftë tjetër dhe tashmë e ka ndërtuar një forcë të tillë.

“Me parandaluesin tonë të besueshëm dhe efektiv të vetë-mbrojtjes bërthamore, nuk do të ketë më luftë në këtë tokë dhe siguria dhe e ardhmja e vendit tonë do të sigurohen përgjithmonë,” tha ai

Ai këmbënguli se vendi mund të mbrohet nga çdo gjë sidomos nga kërcënimet nga ana e reaksionarëve imperialist dhe forcat armiqësore.  Po ashtu ai premtoi se në tokën koreano-veriore nuk do  të ketë asnjë luftë pasi e ardhmja dhe siguria e vendit janë garantuar përgjithnjë falë armëve bërthamore.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong un kore e veriut kim jong un kore e veriut

Sondazh

Poll