Bota

Plas keq në Kosovë, deputetët e LDK godasin kolegun e LVV pas mbledhjes së Komisionit të Jashtëm, policia nis hetimet

28 Korrik 2020, 13:43 Nga DOSJA
Plas keq në Kosovë, deputetët e LDK godasin kolegun e LVV pas

KOSOVË -Deputetët e Kosovës janë përplasur ditën e sotme pas një debati të tensionuar në Komisionin për Punët e Jashtme. Sipas mediave të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica, është konfrontuar fizikisht me deputetët e LDK, Kujtim Shala dhe Arben Gashi. Si pasojë e sherrit, kryetarja e Komisionit, Time Kadriaj, vendosi të ndërprejë mbledhjen.

Deputeti Gjyshnica ndërkohë, pretendon se është sulmuar fizikisht nga kolegët e LDK, Kujtim Shala dhe Arben Gashi. Sipas Gjyshnicës, kjo mund të vërtetohet nga kamerat në korridor.

Ashtu siç deklaroi deputetja, kolegia ime sot në mbledhjen e sotme kemi pasur për raportim ministren e MPJD-së dhe në kuadër të debatit ne si deputet kemi nisur një iniciativë e cila e shfaq degradimin në atë ministri, nepotizmin. Në komision ka qenë një qasje selektive dhe na është pamundësuar mundësia të ngrisim skandalet që është përfshirë sistemi ynë diplomatik. Ekzistojnë edhe xhirimet edhe në korridor kur ka ndodhur sulmi. Në momentin kur unë kam filluar t’i shpalos problematikat kanë filluar sulmet verbale. Deputeti Arben Gashi ka përdorur presion verbal. Me të përfunduar mbledhja e komisionit unë mbeta pak më vonë për të dalë sepse me vete kishte dokumente të shumta dhe kam mbetur në sallën e komisionit dge në momemntitn kur kam dalë në korridor në befasi jam sulmuar fizikisht nga deputetët Kujtim Shala e Arben Gashi”, tha ai

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit, në një prononcim për “GazetaExpress”, është shprehur se gjatë mbledhjes, deputeti i LVV, Gazmend Gjyshnica ka fyer kolegët. Më tej ajo ka akuzuar deputetët e LVV, se kërkojnë të uzurpojnë komisionin dhe nuk kanë lejuar që të bëhet raportimi.

Në momentin që e kam kry mbledhjen, kam dalë bashkë me ministren. Veç që janë të paskrupullt deputetët e LVV-së e po e pengojnë punën edhe sot Fitore Pacolli e ka uzurpu komisionin, e që na ka pamundësu me mbajtë një raportim kjo është e vërtetë. Deputeti Gjyshinca ka ofendu deputetët, nuk është hera e parë, po e pamundësojnë mbledhjen me fyerje e me sharje që në histori parlamentare s’kam pa deputetë as të LVV-së të tillë, këta janë fytyra e vërtetë.Jam detyru me e mbyllë mbledhjen, e kam nesër të caktuar një mbledhje tjetër, duhet me e anulu për shkak të sjelljeve të pahijshme e arrogante, që po fyejnë në komision, derisa të formojmë grupin online se po na pamundësohet me këto sjellje, nuk kam koment”, ka shtuar ajo.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka nisur një hetim dhe do të marrë në pyetje, personat e përfshirë në sherr.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni sherr ne kuvendin e kosoves sherr ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll