Bota

Qeveria Hoti sot merr vendim për shkarkimin e bordeve të emëruara nga Kurti, ja kush do të mbetet

28 Korrik 2020, 13:24 Nga DOSJA
Qeveria Hoti sot merr vendim për shkarkimin e bordeve të emëruara

KOSOVË- Qeveria aktuale e Kosovës ditën e sotme pritet të marrë një vendim për shkarkimin e bordeve të përkohshme të ndërmarrjeve publike, të formuara nga ish-qeveria e Albin Kurtit.

Sipas mediave kosovare, mësohet se është vendosur që të shkarkohet edhe bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës ose ndryshe KEK-ut. Mediat shtojnë në se i vetmi bord që do të mbetet nga ish-qeveria është ai i Trepçës pasi së fundmi edhe bordi i Telekomit të Kosovës ka dhënë dorëheqjen.

Bëhet e ditur se tashmë Hoti ka nisur t’i zëvëndësojë disa prej tyre, duke marrë parasysh dhe faktin se të premten e javës së kaluar Telekomi i Kosovës u bë me bord të ri, i cili kryesohet nga Mehmet Berisha.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti avdullah hoti kosove albin kurti avdullah hoti kosove

Sondazh

Poll