Bota

Akuzohet për korrupsion dhe vjedhje/ Ish-Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak dënohet me 12 vite burg

28 Korrik 2020, 14:55 Nga DOSJA
Akuzohet për korrupsion dhe vjedhje/ Ish-Kryeministri i Malajzisë,

MALAJZI-Ish-Kryeministri i Malajzisë Najib Razak është dënuar me  12 vvite  burg pasi  është shpallur fajtor për të shtatë akuzat për korrupsion të lidhura me vjedhjen e  miliarda dollarëve nga fondi shtetëror 1MDB. Akuzat përfshijnë: tre akuza për pastrim parash, tre akuza për shkelje kriminale të besimit dhe një akuzë të abuzimit të pushtetit.

Sipas mediave të huaja deri më tani ky është udhëheqësi i parë i Malajzisë që është  shpallur fajtor për vepra të tilla. Gjykatësi Mohd Nazlan Ghazali tha se mbrojtja kishte dështuar të ngrejë dyshime të arsyeshme për rolin e Najib në devijimin e rreth 42 milion (9,8 milion dollarë sot) nga SRC International, një njësi prej 1MDB, në llogaritë e tij personale bankare.

“Unë konstatoj se prokuroria e ka provuar me sukses çështjen e saj përtej një dyshimi të arsyeshëm. Prandaj, e konsideroj të akuzuar fajtor dhe e dënoj të akuzuarin për të shtatë akuzat”, tha gjykatësi, duke iu referuar akuzave të abuzimit të pushtetit, dhe disa akuzave të pastrimit të parave.

Vendimi vjen vetëm gjashtë ditë pasi Gjykata e Lartë urdhëroi Najib që t’i paguante qeverisë sa më shumë 1.69 miliardë ringgit (400 milion dollarë) në taksa dhe gjobitje të papaguara, duke mbuluar vitet nga 2011 deri në 2017.

Burimi:aljazeera.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota malajzi najib razak malajzi najib razak

Sondazh

Poll