Bota

Rëndohet bilanci në Kosovë/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 239 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid-19

28 Korrik 2020, 13:32 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Kosovë/ Në 24 orët e fundit

KOSOVË-Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar edhe 239 raste me COVID-19 dhe numri në total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 7.652 raste.

Rastet pozitive vijnë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Mitrovicë 27 raste, komuna Ferizaj 24 raste, komuna Drenas 17 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçanik.

Po ashtu së fundmi kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 edhe 7 persona të tjerë dhe numri në total i të vdekurve tashmë ka shkuar në 192 viktima.

Insituti njofton se ditën e sotme kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 102 pacientë dhe numri në total i të shëruarve ka shkuar në 4.129 të tjerë.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll