Bota

Historia frymëzuese 62-vjeçarit nga Anglia/ Njihuni me burrin që ka punuar 38 vite pa pushuar asnjë ditë

28 Korrik 2020, 15:57 Nga DOSJA
Historia frymëzuese 62-vjeçarit nga Anglia/ Njihuni me burrin

ANGLI-Një shitës ka dalë në pension pasi ka punuar për 38 vjet me radhë, pa një ditë të vetme pushimi. 62-vjeçari, Roy Kharbanda, nuk pranoi të bëntë asnjë ditë pushim, duke iu përkushtuar dyqanit që bleu në vitin 1982 në Southampton të Anglisë.

Ai ka punuar për 13, 416 ditë përgjatë shtatë ditëve të javës për 12 orë, përveç të dielave kur bënte 10 orë. Ai ka treguar se ka punuar edhe për Krishlindje edhe pse vetëm 1 orë në ditë.

62-vjeçari, baba i tre fëmijëve thotë se pushimet i shihte si humbje kohe dhe se donte t’ju jepte atyre edukimin më të mirë të mundshëm. Tashmë që ata janë diplomuar në inxhinieri, mjekësi dhe avokati ai vendosi që të hiqte dorë nga dyqani ku punoi që prej moshës 24-vjeçare.

“Gruaja ime dhe unë vetë donim t’u jepnim fëmijëve tanë një arsimim të mirë. Kam bërë atë që kam dashur të bëj për fëmijët. Njerëzit mendojnë se jam i çmendur. Unë kam jetuar për fëmijët e mi. Pushimet shkojnë dhe vijnë, ndërsa edukimi mbetet.”, tha 62-vjeçari.

Burimi:.dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota roy kharbanda roy kharbanda

Sondazh

Poll