Bota

Pasojat katastrofike të zjarrit në Australi/ Shkencëtarët: Mbi tre miliardë kafshë janë vrarë

28 Korrik 2020, 15:25 Nga DOSJA
Pasojat katastrofike të zjarrit në Australi/ Shkencëtarët:

AUSTRALI-Pothuajse 3 miliard kafshë janë vrarë apo lënduar rëndë gjatë zjarreve pyjore që përfshinë Australinë në vitet 2019-2020. Shkencëtarët për herë të parë kanë treguar shkallën e impaktit që kanë pasur zjarret në jetën e egër të vendit. Sipas tyre të paktën 143 gjitarë, 180 milion zogj, 51 milion bretkosa dhe 2.5 miliard zvarranikë janë prekur nga zjarret që shkrumbuan gjithçka.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se jo të gjitha këto kafshë janë vrarë nga zjarri apo i nxehti, por shkencëtarët thonë se shanset për mbijetesë të atyre që kanë mbetur janë shumë të vogla kjo për shkak të urisë, dehidratimit, apo edhe prej sulmeve nga grabitqarët.
Një raport i përkohshëm thotë se numri i fataliteteve prej zjarreve shkon shumë më shumë sesa një vlerësim i mëparshëm i më shumë se 1 miliard kafshëve të vrara.

Dermot O’Gorman, shefi ekzekutiv i WWF-Australi, tha: Është e vështirë të mendosh për një ngjarje tjetër kudo në botë në kujtesën e gjallë që ka vrarë ose shpërngulur kaq shumë kafshë. Kjo renditet si një nga fatkeqësitë më të rënda të jetës së egër në historinë moderne.

Burimi: TheGuardian

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota zjarret ne australi zjarret ne australi

Sondazh

Poll