Bota

Rriten rastet e reja/ Madridi bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në vendet publike

28 Korrik 2020, 15:11 Nga DOSJA
Rriten rastet e reja/ Madridi bën të detyrueshme mbajtjen e

MADRID- Madridi ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambientet publike. Sipas mediave të huaja kjo masë ka ardhur për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në qytet.

Po ashtu, autoritetet kanë vendosur që baret duhet të mbyllen rreth orës 01:00, me orën lokale, ndërsa mbledhjet në restorantet me ambiente të hapura do të limitohen deri 10 persona. Mësohet se kontrrolle të rrepta do të ketë edhe në aeroport për udhëtarët që vijnë nga vendet e huaja.

Zyrtarët e shëndetit në vend kanë rekomanduar gjithashtu që mbledhjet në shtëpi të kenë një maksimum prej dhjetë vetash, edhe pse nuk është ende e detyrueshme me ligj. Shtimi i masave vjen në një kohë kur Spanja po regjistron një rritje të rasteve me Covid-19 në ditët e fundit.

Deri më tani në Spanjë kanë humbur jetën 28,434 persona dhe janë infektuar
325,862  të tjerë.

Burimi:abcnews.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne madrid mbajtja e maskes behet e detyrueshme koronavirusi ne madrid mbajtja e maskes behet e detyrueshme

Sondazh

Poll