Bota

“Duhet të veprojmë shpejtë”/ Boris Johnson: Ka shenja të valës së dytë të Covid-19 në Europë

28 Korrik 2020, 15:37 Nga DOSJA
“Duhet të veprojmë shpejtë”/ Boris Johnson: Ka shenja

BRITANI– Kryeministri britanik, Boris Johnson, mbrojti vendimin e qeverisë së tij për të futur në karantinë udhëtarët që vijnë nga Spanja pasi rastet me koronavirus po rriten. Ai është shprehur se kjo vjen pasi “ka shenja të valës së dytë të koronavirusit” në disa pjesë të Evropës. Duke folur për mediat e huaja ai shtoi se individët duhet të vendosin vetë nëse duan të rrezikojnë dhe të udhëtojnë drejt vendeve të tjera.

“Ajo që duhet të bëjmë, është të ndërmarrim veprime të shpejta, kur mendojmë se rreziqet kanë filluar të rriten sërish. Le të jemi plotësisht të qartë për atë që po ndodh në Evropë, në mesin e disa miqve tanë evropiane. Unë druaj se në disa vende kanë nisur të shihen shenjat e valës së dytë të pandemisë”, tha Johsnon.

Komentet vijnë pasi kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të ndryshuar rregullat për Spanjën, është i padrejtë dhe se vendi I tij nuk përbën rrezik. Qeveria në Londër vendosi këtë javë që udhëtarët që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar nga Spanja, duhet të vetizolohen për 14 ditë në një adresë të regjistruar.

Ndërkohë deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar mbi 301,000 ndërkohë në Spanja me mbi 278,000 të tjerë.

Burimi:theguardian.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne britani boris johnson koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll