Politike

Dy nënkryetarët e Bashkisë së Lezhës me Covid 19, Pjerin Ndreu bën tamponin 3 herë, ja rezultatet

28 Korrik 2020, 10:09 Nga DOSJA
Dy nënkryetarët e Bashkisë së Lezhës me Covid 19,

LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka treguar se nuk është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Ka qënë vetë Ndreu, ai që ka ndarë detaje me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Edhe pse dy nënkryetarët e tij kanë rezultuar të infektuar, Ndreu ka bërë me dije se nga dy tamponët e bërë ka rezultuar negativ.

“Për dijeni, lidhur me aludime dhe shqetësime miq dhe të tjerë të interesuar. Kam bërë dy tampone deri tani dhe kam rezultuar negativ për sa i përket Covid. Nëse do ketë një tampon të tretë dhe do rezultoj pozitiv, sigurisht që nuk do e fsheh. Por deri tani s’kam asnjë shenjë për t’u bërë merak, apo për të kënaqë oreksin e ndonjë kazanxhiu mediatik këtej nga ana jonë!,”-shkruan Ndreu.

Ditën e djeshme në Lezhë, rezultuan të infektuar dy nënkryetarët e Bashkisë së Lezhës, për të cilët u raportua se ishin në gjendje të mirë dhe kishin vendosur të karantinoheshin në shtëpi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne lezhe koronavirusi ne shqiperi pjerin ndreu koronavirusi ne lezhe koronavirusi ne shqiperi pjerin ndreu

Sondazh

Poll