Politike

Të mërkurën mbahet Samiti rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Hoti

25 Korrik 2020, 17:52 Nga DOSJA
Të mërkurën mbahet Samiti rajonal i liderëve të

Këshilli Atlantik ka njoftuar se të mërkurën më 29 Korrik përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në samitin virtual të organizuar nga kjo organizate ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, pjesëmarrës në Samitin për partneritetin e Ballkanit Perëndimor do të jenë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama, Bosnje dhe Hercegovina nga Kryetari i Këshillit të Ministrave Zoran Tegeltija, ndërsa Mali i Zi nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulic.

Temat e samitit, siç thuhet, do të jenë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal.

“Ndikime ekonomike dhe sociale të pandemisë COVID-19 në Ballkan kërkojnë veprime urgjente rajonale, në mënyrë që të shmangin ngecjen e përhershme ekonomike dhe paqëndrueshmërinë e mundshme që vjen me të,” tha Këshilli Atlantik.

“Masat e dakorduara në Samit – të lidhura dhe të integruara me nismat dhe dialogun ekzistues rajonal do të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm politik për të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor në një kohë të pasigurisë së shtuar,”, thuhet në deklaratën e Këshillit.

Këshilli Atlantik është një qendër e politikës së jashtme me bazë në Uashington.

Marrë nga:REL

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti edi rama këshilli atlantik zoran tegeltij avdullah hoti edi rama këshilli atlantik zoran tegeltij

Sondazh

Poll