Politike

Opozita e bashkuar thirrje Ramës: Prano lista 100% të hapura dhe mos ndalo koalicionet, humbjen në zgjedhje e ke të sigurt

25 Korrik 2020, 11:14 Nga DOSJA
Opozita e bashkuar thirrje Ramës: Prano lista 100% të hapura dhe mos

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bashkë me dy anëtarët e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë dalë në një konferencë për mediat.

Bardhi në fjalën e tij u shpreh se Kryeministri kërkon që të prishë konsensusin e 5 qershorit, por është tërhequr nga presioni ndërkombëtar. Më tej numri 2 i PD tha se Ramës i është prerë gjuha dhe nuk ka thënë nëse do lista 100% të hapura apo jo.

Edi Rama tenton të prishë konsensusin e 5 qershorit, por u tërhoq pas presionit ndërkombëtar. Rama është humbës dhe frikacak, por tani i ka ikur gjuha dhe nuk pranon hapjen e listave. Hapja e listave ishte lojë për ndalimin e koalicioneve dhe për të dëmtuar opozitën”, u shpreh Bardhi.

Ndërkohë ish-deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh se hapja e listave nuk i ndalon koalicionet dhe deklaratat e Ramës janë mashtrime. Ish-deputeti i PD tregoi dhe shembullin e një flete votimi, e cila sipas tij është model nëse do hapen listat në Shqipëri. Nga ana tjetër ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, tha se Rama e ka humbjen të sigurt në zgjedhjet e ardhshme ndaj i trembet koalicionit opozitat. 

Konferenca e opozitës së bashkuar vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillin Politik, ku u propozuan lista 100% të hapura. Maxhoranca nuk ishte dakord më propozimin e opozitës jashtëparlamentare, por nuk dha një përgjigje të prerë. Nga ana tjetër Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare tha se është për lista 100% të hapura dhe i njëjtin mendim ishte dhe Murrizi. Tashmë priten takimet e radhës në KP, që dhe maxhoranca të shpreh qëndrimin e saj të qartë për këtë kërkesë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi oerd bylykbashi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave opozita konference per hapjen e listave petrit vasili gazment bardhi oerd bylykbashi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave opozita konference per hapjen e listave petrit vasili

Sondazh

Poll