Politike

I shtruar tek COVID-2, ish-deputeti socialist i infektuar letër nga spitali: Beteja me pandeminë vazhdon dhe me sa duket, do t

25 Korrik 2020, 16:57 Nga DOSJA
I shtruar tek COVID-2, ish-deputeti socialist i infektuar letër nga

TIRANË- Ish-deputeti socialist i Vlorës, Fatmir Toçi ka përditësuar të gjithë ndjekësit e tij lidhur me gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit nga pandemia e koronavirusit. Nga shtrati i spitalit COVID-2 “Shefqet Ndroqi”, ish-deputeti shkruan se të gjitha mesazhet dashamirëse që ka marrë kanë ndikuar në përballimin e infektimit të tij nga pandemia.

Në statusin e tij, Toçi nuk lë pa përmendur as mjekët, të cilët sipas tij kanë punuar me dedikim dhe kanë dhënë kontribute te jashtëzakonshme.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur mijëra mesazheve dhe interesimeve të vazhdueshme në forma të tjera nga e gjithë bota, informoj se gjendja duket e stabilizuar, edhe pse beteja me Covidin-19 vazhdon dhe, me sa duket, do të zgjasë akoma,”-shkruan ndër të tjera në postimin e tij ish-deputeti.

POSTIMI I PLOTË:

MIRËNJOHJE E FALËNDERIME

Interesimi i të afërmve, miqve, të njohurve dhe dashamirësve të shumtë për gjendjen time shëndetësore, pas prekjes nga Covid-19 ma ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate, si pjesë e rëndësishme e trajtimit shëndetësor që po përdoret, me sa duket deri tani, me sukses.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur mijëra mesazheve dhe interesimeve të vazhdueshme në forma të tjera nga e gjithë bota, informoj se gjendja duket e stabilizuar, edhe pse beteja me Covidin-19 vazhdon dhe, me sa duket, do të zgjasë akoma. Nuk di si t’ju falënderoj për forcën dhe kurajën që me keni dhënë në këto çaste të vështira për mua dhe familjen time, duke demonstruar vlerat e një shoqërie humane e të qytetëruar, siç ka qenë dhe është shoqëria shqiptare. Mirënjohje dhe dashuri të pafund për personelin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, mjekë, specialistë e infermierë, profesionalizmi, kujdesi dhe humanizmi i të cilëve janë shfaqja më dinjitoze e misionit që kanë marrë përsipër dhe i kanë kushtuar jetën e tyre. Çfarë të them për Prof. Perlat Kapisyzin, drejtorin e institucionit?! Disa njerëz janë lindur e formuar për të qenë misionarë me punën e tyre, me ndikim dhe kontribute te jashtëzakonshme në shoqëri, dhe do të thoja pa hezitim, ky është një nga rastet më të spikatur. Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë! Shoqëria ka nevojë jetike për ata sot më shumë se kurrë, ashtu sikurse edhe ata kanë nevojë që të gjithë ne të jemi më të ndërgjegjshëm e më të përgjegjshëm përsa po ndodh realisht në të gjithë botën.

Ish-deputeti socialist, Fatmir Toçi rezultoi pozitiv me COVID-19 disa javë më parë por u shtrua në spital më 17 korrik pas disa ditësh që rrinte i izoluar në shtëpi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir toci fatmir toci me covid-19 koronavirusi ne shqiperi fatmir toci fatmir toci me covid-19 koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll