Politike

“Opozita e Bashkuar është fituese”, Vasili: Rama s’do koalicionet parazgjedhore

25 Korrik 2020, 11:42 Nga DOSJA
“Opozita e Bashkuar është fituese”, Vasili: Rama

TIRANË- Anëtari i opozitës në Këshillin Politik, Petrit Vasili, deklaroi se Ramës i ra alibia se listat e hapura kërkoheshin nga populli, por Kryeministri i do ato vetëm të ndalojë koalicionet.

Vasili në një konferencë për mediat, tha se Rama kërkon të ndalojë koalicionet, pasi e di shumë mirë që opozita e bashkuar është fituese në zgjedhjet e ardhshme.

Farsa bie në tokë brenda pak sekondash, ajo e listave të hapura të Ramës, në parim një Kryeministër bashkë me ca të tjerë, që kanë qenë ata që vidhnin votën e qytetarëve, u bënin presion, e shisnin e blini, nuk mund të flasin në emër të popullit. Ky ishte vetëm pazar politik brenda Parlamentit, do bëjmë sikur të hapin listat që të heqim koalicionet, sepse fronti opozitar është fitues de facto i ditur për tërë shqiptarët. Të tërë pa përjashtim, promovuesit mashtrues të listave të hapura, u përpoqën të lidhin dy çështje pa lodhje, preferenca që brenda një partie të zgjedhësh edhe kandidatin me organizimin politik në koalicione, cili shqiptar u shqetësua për koalicionet?

Askush. Pjesë e farsës që humbësit u lihen qytetarët e fituesit i mbajnë kryetarët e partive, ky nuk është qëndrimi i opozitës. Koalicionet parazgjedhore që janë përcaktim e të bërit politikë janë morali përballë pazarit të Ramës, të gjitha forcat që kanë objektiva të njëjta grupohen në koalicion, u thonë popullit q ne do u qeverisim në këtë mënyrë. Rama thotë jo, ta lëmë këtë të dalë si të dalë, e një ditë pas zgjedhjeve, të fillojmë pazarin e të bëjmë numra për te qeverisur vendin”, tha Vasili.

Opozita e bashkuar i bën thirrje Edi Ramës që të pranojë kërkesën për hapje 100% të listave. Bardhi, Bylykbashi dhe Vasili në një konferencë për mediat thanë se opozita do lista 100% të hapura dhe të mos ndalohen koalicionet. Ata u shprehën se Rama është kundër listave dhe këtë e ka treguar në 24 orët e fundit. Më tej ata u deklaruan se rotacioni është i pashmangshëm dhe PS në vitin 2021 do kalojë në opozitë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave opozita konference per hapjen e listave petrit vasili opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave opozita konference per hapjen e listave petrit vasili

Sondazh

Poll