Politike

FOTO/ Bylykbashi tregon shembullin e fletës së votimit me lista të hapura: Nuk është një libër i trashë siç thotë Rama

25 Korrik 2020, 11:50 Nga DOSJA
FOTO/ Bylykbashi tregon shembullin e fletës së votimit me lista

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili është dhe një nga anëtarët e Këshillit Politik ka treguar sot një shembull të fletës së votimit nëse do të hapeshin listat në Shqipëri.

Sipas Bylykbashit, partitë do jetë të grupuara në koalicione dhe të të djathtë të fletës do jenë dhe numrat e kandidatëve për deputetë, listë që duhet të bëhet publike që më herët dhe të jetë e njohur për qytetarët.

Fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama. Do të vazhdojë të jetë e thjeshtë. Shembulli tregon që nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e listave të hapura 100% dhe koalicioneve parazgjedhore”, tha Bylykbashi.

Opozita e bashkuar i bën thirrje Edi Ramës që të pranojë kërkesën për hapje 100% të listave. Bardhi, Bylykbashi dhe Vasili në një konferencë për mediat thanë se opozita do lista 100% të hapura dhe të mos ndalohen koalicionet. Ata u shprehën se Rama është kundër listave dhe këtë e ka treguar në 24 orët e fundit. Më tej ata u deklaruan se rotacioni është i pashmangshëm dhe PS në vitin 2021 do kalojë në opozitë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave opozita konference per hapjen e listave oerd bylykbashi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave opozita konference per hapjen e listave

Sondazh

Poll