Politike

Cakaj bisedë me homologun e Arabisë Saudite: Vlerësuam nevojën për të punuar bashkarisht dhe nxitur investimet në infrast

25 Korrik 2020, 12:42 Nga DOSJA
Cakaj bisedë me homologun e Arabisë Saudite: Vlerësuam

TIRANË-Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e Arabisë Saudite, Adel bin Ahmed al-Jubeir. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Cakaj zbulon, se ka biseduar me homologun arab për domosdoshmërin e ruajtjes së bashkëpunimit të vyer politik dhe nevojën për të nxitur investimet konkrete në fushën e infrastrukturës dhe ekonomisë.

Njëkohësisht Cakaj falenderoi mbështetjen e Arabisë Saudite, ndaj Shqipërisë, për marrjen e postit të anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, për vitin 2022-2023.

Postimi i plotë

Sot zhvillova një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, z. Adel bin Ahmed Al-Jubeir ????! Përtej domosdoshmërisë së ruajtjes së bashkëpunimit të vyer politik, vlerësuam nevojën për të punuar bashkërisht edhe më fort në nxitjen e investimeve dhe disa projekteve konkrete në fushën e infrastrukturës dhe ekonomisë. Po ashtu, nënvizuam rëndësinë që të vazhdojmë punën e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare. Ne vleresojmë mbështetjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite për synimin e Shqipërisë që të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, për vitin 2022-2023.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adel bin ahmed al-jubeir gent cakaj adel bin ahmed al-jubeir gent cakaj

Sondazh

Poll